Meksika arrin marrëveshje me Venezuelën për emigrantët

Meksika nënshkroi një marrëveshje me Venezuelën për deportimin e emigrantëve, tha ministrja e Jashtme, Alicia Barcena, të enjten në një konferencë shtypi, në mes të shqetësimeve për flukset e mëdha të migrimit drejt Shteteve të Bashkuara.

Meksika gjithashtu arriti marrëveshje me kompanitë meksikane dhe venezueliane për të punësuar emigrantët e kthyer, tha ajo.

Qeveria meksikane do të japë rreth 110 dollarë në muaj për emigrantët në vend, si pjesë e një programi ku ata do të kenë gjithashtu mundësinë të punojnë për kompani të ndryshme në të dy vendet.

Sipas Barcenës, prodhuesit venezuelas të birrës “Empresas Polar” dhe firma shtetërore e naftës “PDVSA”, së bashku me prodhuesin meksikan të bukës “Bimbo”, dhe shitësin me pakicë” FEMSA” janë ndër kompanitë që marrin pjesë në program, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Read Previous

Sulmet ukrainase me dron dëmtojnë rafineritë ruse të naftës

Read Next

Ferguson: Investitorët kërkojnë stabilitet – Kurti e Vuçiçi të tregojnë lidership