Mehaj flet me Clarkun për situatën e fundit dhe uljen e tensioneve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuonte paqes.

Këto komente ai i bëri pas një bisede që pati me gjeneralin amerikan Wesley Clark.

“Në vazhdën e kosnultimeve dhe këshillimeve të vazhdueshme, sot kishim një bisedë me mikun dhe aleatin më të madh të Republikës së Kosovës, Gjeneral Wesley Clark”.

“Diskutuam lidhur me situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve. Ne do të rrugëtojmë krah për krah me partnerët tanë e sidomos me SHBA-të si aleat i pazëvendësueshëm”.

“Njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që do t’i kontribuonte paqes. Rruga jonë mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së”, tha Mehaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Wesley Clark më 1999 udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave serbe.

/KlanKosova/

Read Previous

Bëjnë kalim ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë, shoqërohen në polici dy të dyshuarit

Read Next

Szunyog kërkon që Kosova t’i kthehet dialogut pas zhvillimeve të fundit në veri