Medica Kosova po vazhdon të merret me trajtimin e të mbijetuarave seksuale gjatë luftës së fundit

Një nga organizatat e licencuara që merret me trajtimin e të mbijetuarave të dhunës seksuale në komunën e Gjakovës është Medika Kosova. Këtu punën e zhvillojnë përmes aktiviteteve të ndryshme të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në avancimin e kësaj kategorie kështu tha, Nora Bunjaku-Shehu e cila merret juridikisht me rastet e të të mbijetuarave të dhunës seksuale.

Nga këtu na thanë që interesimi i grave për të aplikuar për pension është më mirë këtë vit për dalllim nga viti i kaluar, kur pandemia Covid-19 ishte në kulmin e saj. Vetëm përmes kësaj organizate 48 aplikacione janë dorëzuar në Komisionin Qeveritar për pranimin dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale.

Vlen të përmendet që këtu janë paraqitur edhe 4 raste të meshkujve që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, të cilat janë më të vështira për trajtim, por që megjithatë falë angazhimit ato po trajtohen në mënyrë të barabartë sikurse rastet tjera që e kanë përjetuar këtë tragjedi.

Read Previous

“Kur s’u duhesh më, kur t’ua prishësh terezinë, do të të hedhin si letrën e ndyrë”

Read Next

Rrjeti elektrik rrezikon jetën e banorëve të fshatit Shishman