Asnjë media nuk do të lejohet të vizitojë kampin e refugjatëve afganë, të cilët mbrëmë kanë ardhur në Kosovë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar të gjitha mediat vendore dhe ndërkombëtare se për shkaqe të sigurisë dhe ruajtjes së privatësisë së refugjatëve nga Afganistani të vendosur në Kosovë, për një kohë të caktuar nuk do të kenë qasje në kamp për të marrë pamje.
“Kjo masë do të jetë deri në një vendim tjetër. Shpresojmë në mirëkuptim dhe ju falënderojmë për interesimin tuaj. MPB-ja do të jetë e hapur për secilin rast, për të gjitha çështjet që janë në interes të publikut”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
111 shtetasit e parë nga Afganistani kanë arritur mbrëmë në Kosovë, të cilët janë vendosur në ish-kampin e “Bechtel Encha”-s, pranë “Bondsteel”-it amerikan.
/Reporteri/