Mediat amerikane: Uashingtoni ka paralajmëruar Kievin se ndihmat nuk janë të pashtershme

Në pritje të ofensivës ruse që pritet me ditë, dyluftimet mbeten të ashpra në frontet kryesore, atë të Luhanskut në afërsi të Kreminna dhe në Donetsk ku lokalitete si Bakhmut  dhe Vulehdar tashmë po marrin në sytë e opinionit publik ndërkombëtar domethënien e përgjithshme të masakrës, nga të dy palët.

Pikërisht Bakhmut është një nga çështjet që po tërheq edhe pse nën zë, kritikat e analistëve perëndimorë ndaj strategjisë së Kievit zyrtar.

Trupat ukrainase po fillojnë të vuajnë mungesën e furnizimeve me armë perëndimore, dhe ditën e djeshme sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin nënvizoi në konferencë për shtyp faktin që e koalicionit me 54 shtete që mbështet Ukrainën do vijojnë në muajt në vijim.  

Por jashtë kamerave, situata dhe tonet e përdorura janë disi ndryshe. Sipas një raportimi të Washington Post, zyrtarë amerikanë i kanë përsëritur këshilltarëve të Volodymyr Zelensky që mundësia për të mbajtur një qytet si Bakhmut në javët në vijim është e vogël dhe po i kushton qindra jetë në ditë ushtrisë së Kievit. /A2CNN

Read Previous

“NEWBORN” me pamje të re në 15-të vjetorin e pavarësisë

Read Next

KMLDNJ pyet ministrin Mehaj: Ku do t’i strehosh 5 mijë refugjatë nga Ukraina?