“NEWBORN” me pamje të re në 15-të vjetorin e pavarësisë

Tashmë është bërë tradicionale që obelisku “NEWBORN” të ndërroj pamje në çdo përvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Edhe këtë vit, obilesku po merr pamje të re e për këtë ka njoftuar autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili.

Këtë vit ngjyrat e monumentit janë ato të flamurit të Kosovës – e kaltërta, e verdha dhe e bardha.

 “New Born” është objekti më i njohur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më  17 shkurt 2008 dhe qysh nga viti 2013, ky momunent ndryshon pamjen në mënyrë që të përçojë mesazhe të ndryshme. / KultPlus.com

Read Previous

Emergjenca në QKUK e mbingarkuar, vetëm gjatë vitit të kaluar trajtoi mbi 92 mijë pacientë

Read Next

Mediat amerikane: Uashingtoni ka paralajmëruar Kievin se ndihmat nuk janë të pashtershme