Emergjenca në QKUK e mbingarkuar, vetëm gjatë vitit të kaluar trajtoi mbi 92 mijë pacientë

Mbi 92 mijë pacientë janë trajtuar vetëm gjatë vitit 2022 në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës njoftoi të mërkurën se kjo klinikë vazhdon të mbetet institucioni më i ngarkuar me pacientë në sistemin publik shëndetësor në vend.

“Sipas të dhënave zyrtare nga kjo klinikë, 92 mijë e 615 pacientë kanë marrë shërbime mjekësore emergjente, gjatë vitit 2022”, thuhet në komunikatën për media.

Kjo i bie që mesatarisht brenda ditës janë trajtuar 253 pacientë.

“Shërbimi Internistik, 26 mijë e 608 pacientë. Shërbimi Kirurgjik, 20 mijë e 671 pacientë. Shërbimi i Reanimacionit, 19 mijë e 809 pacientë dhe Shërbimi i Ortopedisë, 19 mijë e 861 pacientë”, thuhet tutje në njoftim.

Po ashtu, janë kryer 1 mijë e 146 operacione në sallat operative emergjente dhe 5 mijë e 66 intervenime në sallën e vogël të intervenimeve. /Telegrafi/

Read Previous

Ngadalësohet inflacioni në SHBA

Read Next

“NEWBORN” me pamje të re në 15-të vjetorin e pavarësisë