Vatra të shumta të zjarrit nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë bërë që edhe plazhet të mbushen me tym.
Njëra ndër to është edhe plazhi i Jalës, në jug të Shqipërisë. Ndryshe në ndihmë të autoriteteve të Shqipërisë kanë shkuar mbrëmë edhe nga Kosova.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përcolli konvojin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zjarrëfikësit e Kosovës, të cilët intervenuan në shuarjen e zjarrit mbi tunelin e Kalimashit.
Mejgithatë në disa zona, gjendja vazhdon të jetë e rënduar. /Telegrafi/