Ditë më parë në Pejë është mbajtur Kampi U12 në sportin e tenisit i organizuar nga Federata e Tenisit të Kosovës. Ky kamp është udhëhequr nga kryetrajneri i KT ”Sporek” Lorik Haxhishabani si dhe trajnerja Viola Peja.
Pjesëmarrës të këtij aktiviteti ishin 8 teniserë të reprezentacionit të Kosovës prej tyre tre nga Gjakova , Tiara Berisha , Arbëresha Gega dhe Ervin Doli . Ndërsa në katëgorinë U14 nga Gjakova mori pjesë Andrra Byci.//https://www.syri-vision.tv/
Përgjatë pesë ditëve sportisët përveq ushtrimeve fizike kanë mësuar edhe elementet teknike dhe taktike të tenisit.
Trajneri Lorik Haxhishabani ka thënë se fëmijët mes trajnimeve mësuan më shumë rreth përgatitjeve fizike dhe ushtrimeve të precizitetit.Ndërsa në fund të muajit Maj është mbajtur edhe një turne në Prizren në kategorinë U12. Në këtë garë mori pjesë edhe tenistja Tiara Berisha./https://www.syri-vision.tv/
Kampe të tilla do të mbahen gjatë gjithë vitit ndërsa klubet e tenisit në Gjakovë vazhdojnë të kenë synim masovizimin e këtij sporti tek grupmoshat e reja. “Sporti i bardhë”, është bërë i preferuari i më të vegjëlve të cilët nuk i lëshojnë raketat nga duart teksa ushtrojnë.Ata shpresojnë që në të ardhmen të përfaqësojnë Gjakovën dhe Kosovën denjësisht.