Sot u bënë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në fshatin Shqiponjë për të nderuar heronjët dhe dëshmorët Sadri Zeneli, Ali Rama, Ramë Mehmeti, Islam Ademaj, Lan Rexhaj, Bajrush Mehmeti, Arben Mehmeti, dhe Fitim Rexha.
Familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues nga komuna e Gjakovës, shoqata të dala nga lufta si dhe policia e Kosovës ishin të pranishëm për të nderuar dëshmorët dhe heronjtë e rënë 23 vjet më parë. Bashkëluftëtarët thanë që këto homazhe sot tregojnë qartë historinë e lavdishme të luftës së UÇK-së.
Ndërkaq familjarët e dëshmorëve derisa po prisnin mysafirët që kishin shkuar t’i nderonin të vrarët, u shprehen se çdo përvjetor ndihen krenarë për veprat e familiarëve të tyre.
Amaneti i të gjithë atyre që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre vetëm që të gëzojmë lirinë duhet të përcillet brez pas brezi u tha ndër të tjera në këtë rast.