Luftuan deri në frymën e fundit, dhanë më të shtrenjtën jetën, vetëm e vetëm që Kosova të çlirohet nga okupatori serb.
Përmet Vula, Bedri Shala, Bekim Berisha e Elton Zherka, janë emra që nuk harrohen kurr֝ë. Ata bën historinë duke dhënë shembullin e guximit të pashoq, trimërisë dhe gatishmërisë për të qenë gardianë të atdheut të tyre. 10 Gusht 1998, jo vetëm një datë e rëndomtë por një humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mbarë vendin. Edhe pas 23 vjetësh koha nuk ja shëron plagët e hapura në shpirt, nënës Lule, e cila humbi të birin, Përmetin.
Jeta u tregua e padrejtë me ta, me djemtë sypatrembur që sot do të duhej të ishin duke gëzuar lirinë për të cilën u munduan aq shumë. Familjarët e Eltonit thanë së krenaria është më e madhe se çdo gjë tjetër.
E humbjen e shokëve e të bashkëluftëtarëve e vuan edhe Shpendi, i cili rikthehet në të kaluarën duke kujtuar sakrificën, e detyrën që kishin, ta mbronin atdheun.
T’i kujtojmë ata që morën armët në krahë në kohën kur vendi kishte më së shumti nevojë. Bekim Berisha, asokohe fliste me vendosmëri se nuk kishte asgjë që do ta shpërngulte nga vendi.
Nga ana tjetër edhe Bedri Shala, luftëtari që humbi jetën gjatë luftës, gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri përkatësisht në Tropojë, i kishte dhënë një intervistë Radio Televisionit “Zëri i Kosovës” në Copenhagen të Danimarkës.
Gjoksi i luftëtarve duket se ishte një shkëmb i fortë përpara serbëve, plumbave të cilëve nuk ju shpëtuan Përmet Vula, Bedri Shala, Bekim Berisha Elton Zherka e shumë luftëtarë të tjerë.