Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrjen publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në sisteme të energjisë së ripërtërishme “Sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar”.
Ministria ka njoftuar se në këtë thirrje do të subvencionohet dyzet përqind (40%) e vlerës investive të komplet sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar, apo deri në 1,000.00 €.
Aplikimi për subvencionim është i ndarë në dy faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova. Afati i aplikimit për fazën e parë është i hapur deri më 31 gusht 2024, ndërsa për fazën e dytë është deri më 31 tetor 2024./rtklive