Panairi i punës është aktivitet që do të mbahet këtë të enjte në platon e lumit Krena në qytetin e Gjakovës. Ky panair do të bëjë bashkë jo vetëm biznese e punëkërkues, por edhe qytetarë të interesuar për punë dhe trajnime profesionale. Në mesin e organizatorëve është edhe Caritas Kosova. Përfaqësues të saj thanë se veçantia e panairit është karakteri ndërkufitar.
Buzhala tha se në partneritet me komunën e Gjakovës dhe akterët tjerë janë munduar të sjellin diçka më ndryshe se herëve tjera. Duke e ditur që pas përballjes me pandeminë qytetarë të shumtë kanë humbur edhe vendet e punës.
Në anën tjetër udhëheqësi i zyrës së punësimit në Gjakovë, Kujtim Dula ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë panair.
Panairi i punës do të mbahet me 24 qershor duke filluar nga ora 10 deri në orën 14.