Më 19 dhjetor mbahet ankandi i gjashtëmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2024

Më 19 dhjetor mbahet ankandi i gjashtëmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2024.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Ky dikaster njofton se më 19 dhjetor 2024 do të mbahet ankandi i
gjashtëmbëdhjetë për vitin 2024, dhe tutje nga MFPM thuhet se lidhur me detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës

“Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro. Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /21Media

Read Previous

Micevski: BDI po zbaton standarde të dyfishta sa i përket përgjegjësisë së zyrtarëve të saj

Read Next

Ndërron jetë futbollisti Erjon Morina