Zgjedhje po afrohen dhe listat e votuesve në komunën e Gjakovës janë përcaktuar. Në komunën tonë janë 34 qendra të votimit kurse nga 135 vendvotime sa ishin vitin e kaluar, tashmë janë 139, kjo për arsye se me 17 tetor janë shtuar 4 mijë e 623 persona që kanë të drejtë vote. Ne kërkuam të dimë nga sektori i gjendjes civile në Gjakovë se sa persona kanë lindur në vitin 2003 e që këtë vit kanë të drejtë vote.
Por, Bejtullahu shtoi se nuk janë vetëm këto që e rrisin numrin e votuesve po ka edhe persona që për herë të parë janë pajisur me numër personal për arsye të ndryshme.
Nga komisioni qendror i zgjedhjeve bëjnë të ditur se në të gjithë vendin janë 1 milion e 885 mijë e 445 persona me të drejtë vote.