Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 11 prill 2024 do të mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë për vitin 2024.
“Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Sipas komunikatës së lëshuar nga ministria thuhet se investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. /KosovaPress/