Mbreti Charles III: Qeveria dëshiron të ripërcaktojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian

Qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar dëshiron të ripërcaktojë marrëdhëniet e Britanisë me partnerët e saj europianë, sipas një njoftimi të mbretit Charles III gjatë “fjalimit të mbretit”.

Monarku britanik prezantoi deklaratat e para politike të qeverisë së re, të cilat janë edhe deklaratat e para të Partisë Laburiste në 15 vjet.

“Qeveria ime do të kërkojë të ripërcaktojë marrëdhëniet me partnerët europianë dhe të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet tregtare dhe investuese me BE,” tha kryeministri laburist Keir Starmer në një fjalim të lexuar nga mbreti, duke i bërë jehonë “mbështetjes së plotë” të Britanisë në Ukrainë.

Qeveria e re Laburiste britanike dëshiron të shfuqizojë rreth 100 anëtarët që kanë të drejtë trashëgimore për një vend në Dhomën e Lordëve.

“Do të miratohen masa për modernizimin e kushtetutës, të cilat do të përfshijnë reformimin e Dhomës së Lordëve për të hequr të drejtën trashëgimore për të mbajtur një vend dhe votim” në dhomën e sipërme të Parlamentit, tha monarku. /abcnews.al

Read Previous

Ekipi i Xhudos niset drejt Parisit për Olimpiadën

Read Next

Aro Muric prezantohet te skuadra e re