Plot sharm dhe elegancë. Janë këta nxënësit e gjimnazit ‘’Hajdar Dushi’’ në Gjakovë të cilët u mblodhën për të kremtuar natën që mbahet në mend për gjithësecilin, maturën. Me fustana glamuroz vajzat ishin plotë sharm teksa kalonin në tapetin e kuq. Pa anashkaluar djemt të cilët ishin kuruar deri në detaje. Festa filloj nën ritmin e muzikës popullore që këtë herë po interpretohej nga këngëtari I mirënjohur Edi Ermeni.
Profesorët thanë fjalët më të mira për këtë gjeneratë ku thanë që aspak nuk është e vështirë të punohet me rini.
Drejtori i kësaj shkolle uroj të gjithë maturantët por në të njejtën kohë ka edhe një mesazh për gjithësecilin.
Po këtë natë u ndanë mirënjohje edhe për dy profesor të cilët u pensionuan. Nata vazhdoj nën atmosferën e muzikës ku gjithë maturantët shijuan cdo moment. Në natën e tyre të fundit si maturant ata na përshendetën duke uruar sukses për cdo nxënës.