Mblidhet Kuvendi i Kosovës

Sot seanca e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të mbajtur seancë plenare.

Pas shterimit të pikave të zakonshme, deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në rend dite do të jetë propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se debati pozitë – opozitë ka vazhduar për ditë me radhë, ku kjo e fundit ka vendosur të mos votojë asgjë deri në themelimin e komisionit hetimor.

Pas refuzimit të mazhorancës për të mbështetur iniciativën e opozitës, të mërkurën Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar themelimin e një komisioni hetimor për sektorin e energjisë. 

Read Previous

​Parashikimi i motit

Read Next

Dita ndërkombëtare e sigurisë dhe shëndetit në punë