Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës do të mblidhet sonte. Kjo mbledhje pritet të fillojë rreth orës 19:00.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për sigurinë në vend. Krejt kjo vjen pas krizës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e saj, përveç rajoneve Donetsk dhe Luhansk ku gjendja emergjente është e vendosur nga viti 2014. Separatistët pro-rusë kanë kontrolluar pjesë të Donetskut dhe Luhanskut që nga viti 2014.

Rusia i njohu ato si shtete të pavarura dhe miratoi dërgimin e trupave të saj atje gjatë kësaj jave.

Ukraina po përballet me atë që Perëndimi thotë se është kërcënimi i një pushtimi të afërt në shkallë të plotë nga Rusia.

Të martën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosoves mbështet sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Për shkak të zhvillimeve në Ukrainë, deputetët në Kosovë kërkuan që të mblidhen institucionet e sigurisë.

/Kallxo.com/

Read Previous

Tre të vdekur dhe 257 raste të reja me COVID-19

Read Next

Është duke vazhduar trend i regjistrimit të pronës në emër të dy bashkëshortëve