Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Sot mblidhen tre komisione të ndryshme të Kuvendit të Kosovës.

Duke filluar nga ora 9:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për Shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me Qëllim të Ekzekutimit të Dënimeve Daneze.

Nga ora 9:30, Komisioni për Integrime Evropiane mban mbledhjen e radhës.

Gjithashtu nga ora 9:30, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjet për Rininë dhe Sport./Indeksonline.net/

Read Previous

Mesiç: Në Srebrenicë ka ndodhur një krim i madh

Read Next

Vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve