Mbipopullimi, shkak që Venecia të tarifojë vizitorët, ja sa do të jetë pagesa

Autoritetet në Venecia kanë miratuar një plan për të tarifuar udhëtarët ditorë deri në 10 euro për të hyrë në qytet. Sistemi i ri i rezervimeve do të fillojë në qershor si një projekt pilot gjashtëmujor përpara se të hyjë në fuqi me shumë mundësi në janar të vitit të ardhshëm.

Plani për të tarifuar turistët lidhet me masat për të kontrolluar numrin e lartë të turistëve. Fundjava e Pashkës ishte shenja e parë për rikthimin e sezonit të vërtetë të turizmit, ku më shumë se 125,000 njerëz mbushën sheshet dhe rrugicat e Venecias./AnabelMedia/

Read Previous

​Peci: Shqipëria dhe Kosova po avancojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë

Read Next

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet se një person ka humbur jetën