Mbi 821 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

Mbi 100 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e tretë antiCOVID-19

Që prej fillimit të procesit të vaksinimit antiCOVID-19 në Kosovë janë dhënë 1.8823.780 doza të kësaj vaksine. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) deri tani 821 mijë e 117 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19, ndërsa 100 mijë e 625 të tjerë kanë marrë edhe dozën e tretë përforcuese.

Aktualisht në vend janë 504 raste aktive me COVID-19, e që prinë Komuna e Prishtinës. Prishtina aktualisht ka 121 raste aktive me koronavirus, Ferizaj me 45, Prizreni me 42, Gjilani me 33 dhe dhjetëra raste në komuna tjera.

E në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 9 raste të reja me COVID-19.

/KosovaPress/

Read Previous

​Moti sot me diell, këto janë temperaturat

Read Next

Mblidhet Qeveria e Kosovës