Mbi 60 milionë dollarë investim, ja kriptomonedha e preferuar e shqiptarëve

Në Shqipëri tregu i kriptovalutave po zgjerohet dhe investimet në to po njohin rritje. Referuar të dhënave të algoritmit “Chainalysis” aktualisht numërohen më shumës e 28500 portofole, që përkthehet në rreth 1% të popullsisë, të cilët kanë investuar rreth 62 milionë dollarë.

“60% e shqiptarëve momentalisht kanë investuar në Ethereum, që është kriptomonedha e dytë më popullore”, thotë Eni Shtini, ekspert për kriptomonedhat. “Më pas, 10% ka investuar në Bitcoin, ndërsa 30% në kriptomonedha të tjera”.

Në raport me vendet e Rajonit, Shqipëria ka një nivel mesatar portofolesh investimi në kriptovaluta. Serbia është vendi me numrin më të lartë me gati 152 mijë investitorë, ndjekur nga Bosnje-Hercegovina me 45 mijë, ndërsa në vendin e fundit klasifikohet Mali i Zi./a2news.com

Read Previous

Zelanda e Re në vështirësi për shkak të COVID-19

Read Next

Qeveria e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të largohen sa më parë nga Ukraina