Drejtoria Rajonale Kufitare “Perëndimi” në 20 ditëshin e fundit të qershorit ka vërejtur fluks të madh të hyrje-daljeve. Fluksi më i madh është në pikën kufitare Vërmicë, me theks të veçantë në ditët e vikendit. Mbi 442 mijë persona janë regjistruar në këtë pikëkalim kufitar përgjatë kësaj periudhe.
Bazuar në informatat e Drejtorisë Rajonale Kufitare kuptuam se numri i automjeteve në hyrje dalje në këtë pikë kufitare është mbi 143 mijë vetura.
Theksojmë se përkundër fluksit të madh gjendja e sigurisë vazhdon të jetë e qetë dhe nën kontroll të vazhdueshëm nga policia e Kosovës.