Mbi 3000 të moshuar kanë aplikuar që ta marrin vaksinën anti-Covid

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se deri me tani 4 300  punonjës shëndetësor kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti- Covid, AstraZeneca.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se deri më tani kanë aplikuar 3500 persona të moshës mbi 80 vjeç për tu vaksinuar.

Në ditën e parë të vaksinimit të personave mi 85 vjeç ai tha se deri në mesditë 77 persona janë vaksinuar në sallën “1 Tetori”.

“Sot në Kosovë ka filluar vaksinimi i grup moshës mbi 85 vjeç në mënyrë që të zbatohet ky plan i vaksinimit dhe të përfshihet target grupet që janë prioritare. Krahas tyre vaksinimi do të bëhet edhe për të moshuarit që janë të vendosur në Shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, dhe pas përfundimit të këtij grupacioni do të fillojë procesi i vaksinimit për personat me probleme kronike si ata që janë më diabet e dializë”, tha ai.

Hoti bëri të ditur se numri i personelit shëndetësor i vaksinuar kundër Covid-19, ka arritur në 4200, ndërsa shtoi se do të vaksinohet edhe ata që për arsye të ndryshme se kanë marrë vaksinën.

“Deri më sot procesi i vaksinimit është zhvilluar te profesionistët shëndetësor të punësuar në publik e provat ku 4200 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca dhe do të vaksinohen edhe ata që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të vaksinohen”, tha ai.

Read Previous

UP dërgon profesorin Ardian Kastrati në Këshillin e Etikës, shkak gjuha denigruese ndaj presidentes Osmani

Read Next

​FOL: Shqetësues numri i madh i lëndëve të korrupsionit të bartura nga viti në vit