Mbi 1400 persona vdesin nga uria në Etiopi, ndihmat u ndërprenë se po vidheshin

Mbi 1400 persona raportohet të kenë vdekur nga uria në rajonin verior të Tigrait në Etiopi, pasi Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ndërpreu dërgimin e ndihmave pasi ato po vidheshin. Një hetim nga autoritetet në Tigrai zbuloi se rreth 500 persona ishin përfshirë në vjedhje.

Në vitin 2020, rajoni i Tigrait u përfshi nga një konflikt i ashpër i armatosur. Konflikti përfundoi vetëm nëntorin e kaluar pasi qeveria etiopiane dhe Fronti Çlirimtar Popullor Tigray (TPLF) nënshkruan një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Afrikan.

Për pjesën më të madhe të luftës, rajoni ishte nën bllokadë, gjë që ndaloi ndihmat humanitare. I dërguari i Bashkimi Afrikan në Tigrai, ish-presidenti i Nigerisë, Olusegun Obasanjo, tha se rreth 600,000 vdiqën në konfliktin 2-vjeçar./a2news/

Read Previous

Mjete të pashpërthyera në Han të Elezit, intervenon KFOR-i amerikan dhe FSK-ja

Read Next

Arrestimi i tre personave, bastisjet në MINT e prona tjera dhe deklaratat – gjithçka rreth rastit të rezervave shtetërore