Mbi 14 mijë euro të falsifikuara iu gjetën një personi në Vërmicë

Mbrëmë u raportua se Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Vërmicë, rreth orëve të pasdites, pasi i njëjti ka qenë në kërkim nga autoritetet në Kosovë.

Në veturën e tij, Policia ka gjetur 14 mijë e 300 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Paratë, dy telefona dhe vetura janë sekuestruar, ka njoftuar Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazetasinjali

Read Previous

Hoti për dialogun Kosovë-Serbi: Ishim afër fundit të procesit

Read Next

Pasuria nën-tokësore/ Sa ka Kosova ari, argjend, qymyr e plumb?