Mbappe, pjesë e ekipit që do të përballet me Realin

Kilian Mbappe është grumbulluar për ndeshjen ndaj Real Madrid. Skuadra e Paris Saint-Germain, ka publikuar listën me lojtarët që udhëtojnë për në ‘Santiago Bernabeu’.

Në listën e lojtarëve të grumbulluar është edhe Kilian Mbappe, i cili dje ishte ‘viktimë’ e shumë spekulimeve. Mbappe pësoi një lëndim në stërvitje dhe thuhej se do të humbte ndeshjen ndaj Realit, por ekzaminimet nuk treguan ndonjë lëndim të rëndë për të.

Lojtari është përfshirë në listë dhe tashmë do të udhëtojë drejt Madridit, e me shumë gjasë edhe do të luajë. Në listë është Lionel Messi, i cili kthehet në një prej stadiumeve të tij të preferuara./alsat.mk/

Read Previous

Tv Syri nderon mësimdhënësen Gjylsyme Doli

Read Next

Tv Syri nderon mësimdhënësen Hilmije Purrini