Mbappe do t’i marrë 150 milionë euro bonus veç për kontratë

Kylian Mbappe e nënshkroi sot kontratën me Real Madridin, e cila do ta mbajë atë të lidhur me “Los Blancos” deri në vitin 2029.

Pesë vjet kontratë dhe me synimet e pritje të mëdha për yllin francez, i cili i dha fund eksperiencës në Paris Saint-Germain, shkruan “Gazeta Express”.

Gjiganti francez i ofroi shumë më tepër para, por nënkampioni i botës me Francën ishte i vendosur për ta realizuar ëndrrën fëmijërore dhe sapo i përfundoi kontrata me parisienët vendosi t’i bashkohej gjigantit spanjoll.

Sipas mediave spanjolle, në start 25 vjeçari do t’i marrë 150 milionë euro si bonus nga klubi i ri.

E më pas do t’i llogariten ekstra rroga dhe të drejtat e imazhit.

Mbappe do të prezantohet sot në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku pritet të jenë prezentë rreth 80 mijë shikues.

Ai mund të debutojë me fanellën e bardhë në Superkupën e Evropës më 14 gusht kundër Atalantës në Varshavë të Polonisë. /Gazeta Express/

Read Previous

Lamine Yamal, djaloshi i rekordeve në Euro 2024

Read Next

Të enjten hapet Festivali i parë i Gastronomisë në Gjakovë