Mbahet takimi i parë i grupit punues për targat në Bruksel

Është zhvilluar sot në Bruksel takimi i parë i grupit punues për targat, mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas një njoftimi të bërë nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur që në këtë takim është diskutuar për planin e takimeve të rregullta ndërmjet grupeve punuese të ekspertëve muajt e ardhshëm, që si qëllim kanë gjetjen e një zgjedhjeje për çështjen e targave.

Ky takim është i bazuar në marrëveshjen e arrirë me datë 30 shtator 2021, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, ku sipas së cilës është krijuar një grup punues, me qëllim të zgjidhet problemi i çështjes së lëvizjes së lirë.

/TvSyriVision/

Read Previous

Arsenali nënshkruan me një fëmijë katërvjeçar duke thyer rekord

Read Next

Parashikimi tre ditor i motit