Mbahet mbledhje komemorative në nderim të Prof.Selami Ballata

Nën tingujt e pianos e asaj të flahutës po kujtohet tashmë profesori i ndjerë Selami Ballata i cili për më shumë se 40 vjet dha kontribut në shkollën e muzikës ‘’Prenk Jakova’’ në Gjakovë. Pikërisht në këtë shkollë u mbajt mbledhja komemorative ku të pranishëm ishin miq, familjarë e koleg të të ndjerit të cilët e quajtën si shtëpi të dytë për Ballatën shkollën e muzikës.

E kolegët e tij kujtuan disa nga momentet më të bukura që kanë kaluar me të.

Përfaqësuesit e shtëpisë integruese treguan se në vitet e fundit me profesorin Selami jetuan bashkë e harmonizuam gjithçka.

Familjarët falenderuan të pranishmit që në këtë ditë të rëndë për ta po e ndajnë dhimbjen bashkë.

Selami Ballata vdiç në moshën 76 vjecare ndërsa trupi i pajetë i tij u varros sot në varrezat e qytetit të Gjakovës.

Read Previous

Kryeministri Kurti shpreh keqardhje që nuk ka ende të arrestuar për rastin në Gllogjan

Read Next

Një i vdekur dhe tri raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve