Mbahet mbledhja e fundit e asamblesë për këtë legjislaturë

Është mbajtur mbledhja e tetë me radhë e Kuvendit të komunës së Gjakovës. Fillimisht, kandidatja nga radhët e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Adelina Rexhepi,  u betua para anëtarëve të kuvendit.

E pas miratimit të pikës se parë, pasuan pyetjet për ekzekutivin. Drita Buza, nga alternativa shprehu interesim për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Çabrat e cila aktualisht është e mbyllur.

Nuk munguan as pyetjet për infrastrukturën.

Ndërsa, Ali Tafarshiku nga Alternativa ngriti një tjetër çështje për diskutim.

Kryetari në detyrë në fjalën e tij, falenderoi të gjithë kandidatët për bashkëpunim dhe u uroi suksese atyre. Më pastaj u përgjigj në pyetjet që i parashtruan anëtarët e Kuvendit.

Me shumicë votash u miratua propozim plani i shpërndarjes të të hyrave vetanake me buxhetin suplementar por nuk ndodhi njëjtë me projekt buxhetin e komunës së Gjakovës për vitin 2022 dhe vitet tjera pasuese. Me 18 vota kundër  dhe 15 pro, nuk kaloi ky buxhet.

Read Previous

Për 24 orë në Kosovë mbi 13 mijë qytetarë të vaksinuar

Read Next

Krasniqi: Të aprovohet menjëherë projekti amerikan për infrastrukturën e gazit