Mbahet konferencë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Është mbajtur konferenca regjionale në Gjakovë me temën ‘’Mobilizimi i komunitetit për fuqizimin e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Minire Begaj – Balaj tha se ne jemi për të fuqizuar të gjitha gratë e dhunës seksuale.

Edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini u shpreh se këto raste i bashkëndiejmë edhe ne.

Edhe pse lufta la plagë të mëdha, dhuna seksuale tek femrat është heshtur tek ne si shoqeri u tha në këtë konferencë.

Kjo konferencë u mbështet nga ambasada e Zvicrës.

Read Previous

Petkoviq: Kompromisi me Kosovën duhet të lindë nga dialogu

Read Next

Këta janë dy zyrtarët që paguhen më shumë se Albin Kurti e Glauk Konjufca