Është mbajtur mbledhja e tretë për vitin 2021 e Komitetit për Komunitete në komunën e Gjakovës.
Sipas rendit të ditës të propozuar në këtë takim, anëtarët e komitetit kanë diskutuar për situatën në arsim, me theks të veçantë tek gjendja e nxënësve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas, me ç’rast nga Drejtoria komunale e arsimit u raportua se janë gjithsej 1686 nxënës të komuniteteve në shkollat e Gjakovës, për të cilët kjo drejtori punon që t’u sigurojë kushte të nevojshme për shkollim. Tutje zyrtarët komunalë për komunitete dhe kthim kanë raportuar edhe për aktivitetet e rregullta të cilat kjo zyrë I zhvillon.