Gjakova sot ka shënuar një çerek shekulli liri. E në këtë përvjetor u mbajtën homazhe te lapidari “Shokët e Lirisë”. Kryetari Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta kanë nderuar sakrificën e të rënëve për lirinë e vendit.