Max Verstappen rinovon kontratën me Red Bull, ja detajet

Sikurse pritej, Max Verstappen ka rinovuar kontratën me Red Bull deri në vitin 2028. Kontrata e mëparshme skadon në fund të vitit 2023. Piloti holandez do të qëndrojë me Red Bull edhe për 5 sezone të tjera.

Red Bull nuk ka publikuar rrogën e pilotit, që sipas mediave holandeze do të arkëtojë rreth 36 milionë euro në sezon. Pra, një investim me vlerën e 200 milionë eurove për Red Bull për të mbajtur kampionin e botës në Formula 1.

“Adhuroj të jem pjesë e Red Bull, ndaj vendimi për të qëndruar me këtë skuadër deri në vitin 2028 ishte mjaft i lehtë. Viti 2021 ishte i jashtëzakonshëm, duke arritur objektivin që kishim vënë që prej vitit 2016”, tha Verstappen.

“Objektivi i ri është të qëndrojmë në majë sa më gjatë të jetë e mundur”, tha piloti. Ndërsa shefi i Red Bull, Christian Horner, tha: “Kontrata e re tregon se ne besojmë te njëri-tjetri. Max është pjesë e projektit tonë afatgjatë”.

Read Previous

Formula 1 ndërpret kontratën me Çmimin e Madh të Rusisë

Read Next

Qeveria çeke shpall gjendjen e jashtëzakonshme, ja arsyeja