Maurizio Sarri: Largimi nga Chelsea, një nga gabimet më të mëdha të karrierës time

Në një intervistë për “Sky Sport,” Maurizio Sarri ka shprehur keqardhje për vendimin e tij për t’u larguar nga Chelsea pas vetëm një sezoni. Sarri, i cili drejtoi skuadrën drejt fitores së Europa League, e përshkroi largimin nga Premier League si një nga gabimet më të mëdha të karrierës.

“Largimi nga Chelsea është një nga gabimet më të mëdha në karrierën time. Kishim kushtet ideale për të vazhduar, edhe pse në atë kohë klubi drejtohej nga Abramovic dhe ishte e vështirë për trajnerët të qëndronin gjatë. Sidoqoftë, sezoni ynë ishte shumë i mirë. E përfunduam kampionatin në vendin e tretë pas Liverpool-it dhe Manchester City-t dhe fituam Europa League,” tha Sarri.

Tekniku italian shtoi gjithashtu se skuadra arriti në finale të EFL Cup, duke mposhtur rivalë si Liverpool dhe Tottenham gjatë rrugës, por humbi me penallti ndaj Manchester City-t. Sarri përmbylli intervistën duke theksuar se, ndonëse vendimi për t’u rikthyer në Itali ishte i motivuar nga një dëshirë e madhe, largimi nga Chelsea mbetet një vendim për të cilin ka pendesë. /abcnews.al

Read Previous

Këmbimi valutor, ja me sa shiten e blihen euro dhe dollari

Read Next

Euro nën presion përpara vendimit të Bankës Qendrore Evropiane për normat e interesit