Ministria e Arsimit po e vlerëson të rregullt procesin e testimit të rreth 7 mijë maturantëve në afatin e dytë në gjithë vendin.
Fatmir Elezi, shef i Divizionit për vlerësim në këtë ministri përmes telefonit tha që në përgjithësi mbarëvajtja e testit ka shkuar mirë.
Por sipas tij ka pasur disa parregullsi të vogla ku disa nxënësve u është marrë telefoni, për çka edhe nuk dihet numri i saktë i tyre.
Ai tha poashtu se pas pak do lëshojnë një komunikatë për medie mbi tërë ecurinë e këtij testi.
Përderisa drejtori i Gjimnazit “Sami Frashëri”, Fetah Zejnullahu nuk ka dashur të prononcohet për medie me arsyetimin se kjo u takon zyrtarëve të ministrisë, ndonëse në mëngjes kishte premtuar detaje për procesin pas përfundimit të testimit.
/EkonomiaOnline/f