Masat e sigurisë gjatë konklavës për zgjedhjen e pasardhësit të Papa Françeskut do të jenë të ngjashme me ato në funeralin e udhëheqësit të ndjerë katolik romak, tha sot prefekti i Romës Lamberto Giannini.
Giannini tha se ishte e vështirë të parashikohej se kur do të zgjidhej një Papë i ri dhe se dhjetëra mijëra njerëz do të vinin përsëri në Romë kur të fillonte konklava më 7 maj.
Ai shtoi se ekziston mundësia që Roma të punësojë shërbime të posaçme sigurie nëse Papa i ri zgjidhet brenda dy javësh, sepse atëherë do të ofrohet lutja tradicionale drejtuar Engjëllit të Zotit, raporton Ansa.
“Është një ngjarje e paparashikueshme, por ne do të jemi gati me të gjitha forcat që kemi në dispozicion”, tha Giannini, pas një takimi të komitetit për rendin dhe sigurinë publike në Romë.
Papa Françesku u varros të shtunën e kaluar, kur në rrugët e Romës kishte 400,000 besimtarë dhe më shumë se 2,000 policë patrullonin Kishën e Shën Pjetrit dhe rrethinat e saj, me mbështetjen e 400 policëve të trafikut.