Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Të shtunën në Tiranë luhet ndeshja Shqipëri-Serbi për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, dhe janë marrë masa të rrepta sigurie.

Rreth 1,500 forca policie do të angazhohen për rendin, ndërsa përfaqësuesja serbe do të shoqërohet gjatë gjithë qëndrimit të saj, shkruan Ora News.

Në stadium do të instalohen kamera me njohje fytyre dhe sisteme antidron për parandalimin e incidenteve.

Biletat janë të personalizuara dhe tifozët duhet të paraqesin kartën e identitetit për hyrje. Rrugët kryesore pranë stadiumit do të bllokohen për automjetet, ndërsa bizneset përreth do të mbyllen përkohësisht.

Po ashtu, nuk do të lejohet qëndrimi në ballkone apo dritare me pamje nga stadiumi.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Si u futën 1 mijë e 100 kg eksploziv për të hedhur në erë urën në Krime

Read Next

DW: Alarm në fabrikat gjermane të çelikut