Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Komandantin e KFOR’it, Enrico Banduanin, me të cilin ka folur rreth situatës së sigurisë.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se ata kanë folur edhe për pjesëmarrjen e FSK’së në kuadër të ushtrimit ndërinstitucional ndërmjet FSK’së, KFOR’it hde Policisë “Golden Sabre 25”, që thuhet se ka ndikuar në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe KFOR-it.
“Me këtë rast Ministri Maqedonci shprehi dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë”, thuhet në njoftim./reporteri/