Maqedonci: Përfundon me sukses ushtrimi fushor ‘Ujku Alfa’

Foto: KosovaPress

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Regjimenti i Tretë i Komandës së FSK-së e ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor “Ujku Alfa”.

Maqedonci, në një postim në Facebook, se objektiv i këtij ushtrimi ishte përgatitja e personelit ushtarak togu me municion luftarak.

“Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor (UF) në Nivel Togu “Ujku Alfa”, ku objektiv i ushtrimit ishte përgatitja e personelit ushtarak të kompanisë A në nivel togu me municion luftarak, duke përdorur metodologjinë e trajnimit, Zvarritje (dry), Ecje (blank), dhe vrapim (live)”, shkruan Maqedonci në Facebook.

Read Previous

Xhakli: Synimi im është suksesi në Kampionatin Evropian dhe atë Botëror

Read Next

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme shtyn seancën ndaj tetë të pandehurve