Maqedonci përfaqëson Kosovën në konferencën e “Kartës së Adriatikut”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është duke e përfaqësuar Kosovën në konferencën e “Kartës së Adriatikut”, që është iniciativë e përbashkët politike dhe ushtarake mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Konferenca ka nisur të mërkurën dhe është duke u mbajtur në qytetin e Tiranës, teksa hapjen zyrtare të saj do ta bëjnë ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu së bashku me Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste Wallander.

Në sesionin e parë plenar të vendeve anëtare dhe atyre vëzhguese do të flitet për proceset integruese të vendeve të Ballkanit përmes mekanizmave të Kartës së Adriatikut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Çështje e diskutimit do të jetë edhe lufta e Ukrainës dhe pasojat në Evropën Juglindore.

Karta e Adriatikut është shoqatë e formuar nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara në vitin 2003 me qëllim të ndihmës në përpjekjet e tyre për t’u anëtarësuar në NATO.

Në këtë shoqatë në vitin 2008 u bashkuan edhe Bosnjë-Hercegovina e Mali i Zi.

Kosova ishte vendi i fundit që fitoi statusin e vëzhguesit në A-5 në vitin 2012 dhe kërkesa e saj për t’u bërë anëtare e plotë dështoi nga vetoja e Bosnjës dhe Hercevoginës në vitin 2014./Albanianpost.com

Read Previous

Politikat e reja të BE-së për emigracionin pritet të bëhen edhe më të ashpra në vitin 2025

Read Next

Sekuestrohen 5.8 ton kokainë që ishin nisur nga Kolumbia drejt vendeve të BE-së