Maqedonci dhe Jashari rikonfirmojnë mbështetjen për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë marrë pjesë në takimin me Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, duke konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e Kosovës ndaj Ukrainës.

Pjesëmarrjen në këta takim viritualisht e ka bërë të ditur Maqedonci përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Në takimin e udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Lloyd Austin, u diskutua për situatën aktuale në Ukrainë, dhe për ndihmën ushtarake që shtetet duhet të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës dhe popullit të saj që po përballet me agresorin rus”.

“Kosova qëndron me Ukrainën ngase është me të drejtën, lirinë e popujve dhe sovranitetin e pakontestueshëm të shteteve”, ka shkruar ai.

Kosova gjatë muajit prill ka dërguar pakon e parë mbështetëse për Ukrainën, e cila kishte kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake.

Më 23 korrik të 2023-së, Qeveria e Kosovës kishte miratuar pakon e 11-të të sanksioneve të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kishte thënë se miratimi i kësaj pako është dëshmi e fuqishme e përkushtimit të Kosovës për drejtësi dhe paqe.

“Sot MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim zbatimin e pakos së 11 të sanksioneve të BE-së ndaj Federatës ruse dhe Bjellorusisë si dhe zbatimin e vendimit të BE. Më 23 qershor këshilli i BE-së miratoj masa të reja kufizuese ndaj Rusisë”, deklaroi ajo.

Ajo kishte sqaruar se sanksionet po vendosen për shkak të cenimit dhe integritetit të pavarësisë së Ukrainës.

Edhe më 10 maj Qeveria e Kosovës, kishte shtuar sanksionet ndaj Rusisë për të kundërshtuar agresionin e këtij shteti ndaj Ukrainës.

Sipas zyrtarëve ukrainas, vetëm në periudhën 29 dhjetor 2023 – 2 janar 2024, Rusia ka nisur më shumë se 500 dronë të prodhuar prej Iranit në qytetet ukrainase.

Kjo valë sulmesh ka rritur presionin në kapacitetet ajrore për mbrojtje të Ukrainës, dhe rezervat e municioneve, për çka presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shtuar thirrjet ndaj aleatëve që t’i ndihmojnë Kievit.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./Albanianpost.com

Read Previous

8.5 milionë euro për sektorin e bletarisë

Read Next

Alan Shearer: Me Bellingham dhe Foden, Anglia mund të fitojë Kampionatin Evropian