MAPL: 24 projekte me mbi dy milionë euro

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka nënshkruar 17 marrëveshje me komunat përfituese nga programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike për vitin 2021.

Bazuar në raportin e komisionit për vlerësim të kritereve si dhe natyrën e projekt propozimeve të pranuara nga komunat, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është aprovuar mbështetja financiare për 24 projekte në vlerë mbi dy milionë euro.

Në njoftimin për media thuhet se qëllimi i këtyre marrëveshjeve është financimi i projekteve komunale për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Read Previous

Xiaomi 12 do të ketë tre kamera me 50 megapikselë

Read Next

Kush e bindi të kalonte te United, rikthimi emocional dhe synimet, Ronaldo i tregon të gjitha