Mandl: Është koha për një marrëveshje që hap rrugën e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka thënë se është koha për një marrëveshje që hap rrugën e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Mandl përmes një postimi në Twitter ka shkruar se marrëveshja duhet të ketë edhe njohje dhe një të ardhme në paqe për dy vendet.

“Pas 15 vjetësh të pavarësisë së Kosovës, pas 1 viti të telasheve të Serbisë me lirinë dhe paqen që u zbulua globalisht, është koha për një marrëveshje që të hapë rrugën për pajtim, njohje dhe një të ardhme në paqe dhe prosperitet”, ka shkruar Mandl.

Kujtojmë se sot pasdite në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes dy vendeve të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

Read Previous

Turqia nuk gjen qetësinë, një tërmet tjetër me magnitudë 5.6 godet Malatyan

Read Next

Nga Paqarada te Rrudhani, Rashani e Rrahmani, futbollistët më të vlerësuar nga Kosova në Evropë