Manchester City planifikon ofertën zyrtare për Andrea Cambiaso-n

Image: Goal.com

Raportet në Itali thonë se Manchester City po planifikon të paraqesë një ofertë zyrtare për mbrojtësin e Juventus-it, Andrea Cambiaso në ditët në vijim, pavarësisht raporteve të fundit që pretendojnë se 24-vjeçari nuk ka gjasa të largohet nga Torino në janar.

Raportet më herët në afatin kalimtar të janarit pohuan se City është i interesuar të ndjekë një marrëveshje për mbrojtësin e gjithanshëm të bardhezinjëve, por një propozim zyrtar ende nuk ka mbërritur.

Sipas raporteve të fundit nga “La Gazzetta dello Sport”, City mund të paraqesë një ofertë zyrtare për Cambiaso-n brenda dy ditëve të ardhshme.

Raporti i së enjtes pretendon se skuadra e Pep Guardiola-s planifikon të paraqesë një propozim zyrtar në kufirin prej 65 milionë euro për Cambiaso-n, ndërsa raportet e mëparshme pretendojnë se ai vlerësohet brenda një shifre prej 80 milionë eurosh nga Juve.

“La Gazzetta” sugjeron që nëse Cambiaso shitet te Manchester City, atëherë fondet e mbledhura do të përdoren për të riinvestuar në mbrojtje me emra të mundshëm si David Hancko nga Feyenoord-i, Lloyd Kelly nga Newcastle ose potencialisht Kevin Danso nga Lens-i.

Ka qenë një dritare aktive e transferimeve të janarit për bardhezinjtë, të cilët tashmë kanë mirëpritur Alberto Costa-n nga Vitoria Guimaraes, dhe tani presin të shpallin një marrëveshje me PSG-në për Randal Kolo Muani-n, dhe po përgatiten të mirëpresin Renato Veiga-n nga Chelsea. /Albanianpost.com

Read Previous

Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar

Read Next

Kongresi miraton projektligjin për ndalimin e emigrantëve pa dokumente