Manchester City interesohet për transferimin e mbrojtësit të Milanit

Klubi anglez, Manchester City thuhet se po shikon me vëmendje mbrojtësin e Milanit, Theo Hernandez.

Reprezentuesi francez është vendosur në listën e blerjeve të Cityt dhe skautët tani janë duke e përcjell me vëmendje përparimin e tij me Rossonerët.

Sipas gazetarit të The Sun, Martin Blackburn, Theo Hernandez i pëlqen Cityt si zëvendësues i të padisiplinuarit Benjamin Mendy.

Arrestimi i Mendyt javën e kaluar ka tronditur Cityn dhe ata tani po kërkojnë pasardhës të mundshëm të krahut të majtë.

Në krye të listës së dëshirave të drejtuesve nga Etihad ka përfunduar ylli i Milanit, i cili në verë u kërkua me ngulm edhe nga Paris Saint-Germain.

Francezi vlerësohet rreth 40-50 milionë euro, por edhe përkundër kësaj shifre Milani nuk pritet të heq dorë nga shërbimet e tij. /Telegrafi/

Read Previous

Ekspertët e NATO-s do të hulumtojnë arsyet e zjarrit në spitalin e Tetovës

Read Next

​Kurti takon Biboviq: Kosova dhe Mali i Zi partnerë në zhvillim të rajonit