Manaj transferohet në Turqi, nesër kryen vizitat mjekësore me Sivasspor

Rey Manaj gjen një ekip të ri. Sipas raportimeve të medieve spanjolle, sulmuesi shqiptar do të bashkohet me Sivasspor-in, me të cilin do të firmosë kontratë 3-vjeçare.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të udhëtojë këtë të premte drejt Turqisë dhe do t’u nënshtrohet analizave mjekësore, për të firmosur më pas kontratën dhe për t’u zyrtarizuar te klubi i ri.

Një humbje kjo për Sampdorian dhe Frosinone-n, të cilat javët e fundit ishin duke e ndjekur me interes Manaj-n.

Rey Manaj shkon me parametra zero te Sivasspor, ndërsa që prej muajit shkurt, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Watford, ishte lojtar i lirë. /Supersport.al/

Read Previous

Minatorëve të Trepçës iu dalin pagat e korrikut

Read Next

Deri në 12 mijë euro bileta për të parë ndeshjen e ardhshme të Messit